Flash News

KRYESORE

Xhaçka: 4 mijë banorë e kanë të pamundur të rikthehen në banesat e tyre

Xhaçka: 4 mijë banorë e kanë të pamundur të

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë bilancin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti që tronditi gjithë vendin këtë të martë.

Sipas ministres, nga të dhënat e deritanishme, në mbi 4 mijë banorë e kanë të pamundur të rikthehen në banesat e tyre kryesisht në Thumanë, Fushë Krujë, Bubq, Ishëm, Marikaj, Vorë, Kurbin, Laç, Rrogozhine, Kamëz, Durrës dhe Tiranë.

“Nëse shtëpia juaj është e dëmtuar, mos bëni vetë ekspertin, mos rrezikoni veten e familjen. Largohuni! Qytetarët duhet ta dinë, që pavarësisht përmasave të tragjedisë, sot jemi në një situatë ku jemi në gjendje të ofrojmë strehim dhe ushqim, veshmbathje e kujdes e mbështetje, për çdo familje e qytetar të prekur. Ekipet tona janë të pranishëm në të gjithë zonat e prekura nga Durrësi e Thumana e deri në Laç e Lezhë. Më konkretisht, po asistohen banorët në kampingjet e ngritura në: Thumanë, Fushë Krujë, Bubq, Ishëm, Marikaj, Vorë, Kurbin, Laç, Rrogozhine, Kamëz, Durrës dhe Tiranë.

Në total, sipas vlerësimeve paraprake në terren janë mbi 4 mijë banorë që sot e kanë të pamundur të rikthehen në banesat e tyre. Ky numër, me shumë gjasa do të ndryshojë në orët në vijim. E para, sepse një pjesë e madhe e këtyre familjeve janë qytetarë banesat e të cilëve nuk janë dëmtuar rëndë, por që si pasojë e ankthit e frikës kanë zgjedhur të kalojnë natën jashtë dhe që së shpejti me stabilizimin e situatës do të rikthehen në banesat e tyre”, tha ministrja.

Të fundit