Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Xhaçka bën bilancin e përmbytjeve: Fushë-Kruja më e prekura, po punohet intensivisht
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një dalje për mediat bëri një bilanc të situatës në vend pas reshjeve të dendura të shiut që shkaktuan edhe përmbytje.
Xhaçka, tha se situata është stabilizuar, por Fushë-Kruja ka qenë zona më e prekur.
“Situata paraqitet e stabilizuar dhe pa problem. Mbrëmë në të gdhirë, me shirat e rrëmbyeshëm, kemi pasur mundësinë të testojmë mekanizmin e ri të Emergjencave Civile. Falë këtij angazhimi është bërë e mundur që akset rrugore dhe infrastruktura ujore të jetë në rregull. Jemi siguruar që qytetarët të furnizohen me ujë dhe energji elektrike.
Pranë banorëve të prekur, që në momente të para janë paraqitur përfaqësuesit e bashkive. Sipas informacioneve, në Tiranë në 105 banesa ka banesë uji dhe vështirësi ka pasur në Kamëz. Dhjetëra efektivë të Forcave të armatosur janë të angazhuar. Situata pritet të normalizohet. Në Fushë-Krujë kemi patur situatën më problematike, aktualisht raportohet për disa banesa që kanë prani të ujit. Lumi Ishëm doli na shtrati duke përmbytur tokat bujqësore dhe duke rrezikuar disa shtëpi aty afër. Në Kurbin situata ishte problematike pasi doli përroi na shtrati. Ka rreth 350 hektarë tokë nën ujë. Në Shkodër, nuk ka probleme. Situata e përgjithshme mund të thuhet se është nën kontroll. Për momentin nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Dua t’i garantoj të gjithë që situata e reshjeve mbrëmë është e kaluar”, tha Xhaçka.