Flash News

KRYESORE

Xhaçka: Forcat e Armatosura ‘të gatshme për luftë’

Xhaçka: Forcat e Armatosura ‘të gatshme për

Forcat e Armatosura tashmë kanë në përbërje një grup-batalion me aftësi luftarake.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila thotë se certifikimi u bë pas përfundimit të stërvitjes një javore “Albania Lion/Biza 18”, ku morën pjesë mbi 1.200 trupa dhe mjete ushtarake.

“Nën monitorimin e NATO, grup batalioni i Këmbësorisë së Lehtë u çertifikua i gatshëm për luftim (combat ready). Faleminderit 1 mijë efektivëve, pjesëmarrës në Biza 18, që sot na bënë edhe më shumë krenarë duke na renditur si të barabartë mes të barabartëve”, shkruan Xhaçka në rrjeitn social Facebook.

Të fundit