Flash News

KRYESORE

Xhaçka ka vetëm një përgjigje për Ramën: Jam në dispozicion për të të dhënë gjithë informacionin zyrtar

Xhaçka ka vetëm një përgjigje për Ramën: Jam

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i është përgjigjur nënkryetarit të LSI-së, Luan Ramës në lidhje me pyetjet që ai ngriti në distancë. Çështja qëndron te fikja e radarëve për 3 vite, për të cilën i kërkon përgjigje Xhaçkës.

Por, ministrja ka vetëm përgjigje për Ramën, “Kërko një interpelancë parlamentare dhe do të jem në dispozicion për të dhënë të gjithë informacionin zyrtar, me përgjegjësi të plotë institucionale”, shprehet ajo.

Reagimi i Olta Xhaçkës:

I nderuari deputet Luan Rama, në mënyrë të përsëritur sulmon Ministrinë e Mbrojtjes me “të vërteta” të pavërteta. Dhe ka zgjedhur mediat e të gjitha llojeve për ta bërë këtë gjë, përfshirë edhe rrjetin social. Pasi ngre akuzat e radhës, bën pyetje në distancën e kontaminuar nga politika e baltës dhe balta e dizinformimit mediatik, për të cilat kam vetëm një përgjigje për të nderuarin Luan. Të kërkojë një interpelancë parlamentare dhe do të jem në dispozicion për të dhënë të gjithë informacionin zyrtar, me përgjegjësi të plotë institucionale.

Të fundit