Xhaçka: Po përgatiten qendra strehimi, jemi të gjithë në gatishmëri

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka ka dhënë informacionet zyrtare për dëmet e tërmetit të sotëm. Ajo tha se është e pritshme që të ketë lëkundje të tjera me magnitudë më të vogël.

Xhaçka shtoi se po ngrihen edhe grupet e vlerësimit të dëmeve.

Epiqendra ka qenë në Detin Adriatik. Është e pritshme që ngjarja të pasohet me lëkundje të tjera derisa të stabilizohen pllakat tektonike. Është një lajm i mirë që goditjete pasusese kanë pësuar rënie. Deri më tani raportohet për 68 persona të lënduar. Ka pasur persona që kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas janë larguar. Në pjesën dërrmuese të vendit bëhet fjalë për krisje të mure. Krisje në 46 banesa dhe në tre pallate në Farkë, në Dajt, në Komunën e Parisit.

Në Durrës raportohen dëme në 4 pallate dhe 46 banesa të vjetra. Në Dibër kemi banesa të dëmtuar dhe një e rrëzuar plotësisht. Në Korçë nuk raportohen dëme. Çdo institucion kemi në gatishmëri emergjencën. Po ashtu dua të informoj se bashkitë janë duke përgatitur qendra strehimi për të gjithë ata që mund të kenë nevojë. Kam qenë në kontakt edhe me kryeministrin i cili ka vendosur të ndërpresë takimin në Vjenë. Paralelisht po ngrihen edhe grupet e vlerësimit të dëmeve. Kemi marrë shumë mesazhe solidariteti. Shumë qytetarë kanë përjetuar momente ankthi dhe frike. FA, Policia e Shtetit dhe ekipet e vlerësimit do të jenë në krye të detyrës.”, tha Xhaçka në konferencën për shtyp.