Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Xhaçka rikthen të shkarkuarin e Kodhelit; Dritan Demiraj sërish pjesë e Forcave të Armatosura
Dritan Demiraj është rikthyer si kolonel aktiv në Forcat e Armatosura të Shqipëisë. Është vetë Demiraj që e bën publik lajmin dhe thekson se drejtësia vonoi pak, por më në fund u vu në vend.
Demiraj falenderon ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, për vendimin për ta rikthyer në detyrën e rëndësishme.
Dritan Demiraj u shkarkua nga detyra sapo Mimi Kodheli mori detyrën si ministre e Mbrojtjes në qeverinë e parë të Edi Ramës. Më pas, ai u rikthye për të marrë postin e ministrit teknik të Brendshëm përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, detyrë që e mbajti për disa muaj.
Reagimi i Dritan Demirajt:
Te nderuar miq!
Sot me rastin e rikthimit si kolonel aktiv ne FA, kam deshire te ndaj me Ju disa mesazhe.
Ju falenderoj perzemersisht, emer per emer, per vemendjen, solidaritetin dhe mbeshtetjen qe me keni dedikuar ne betejat institucionale, morale dhe gjyqsore per tu rikthyer ne sherbimin aktiv te FA te RSH.
E drejta vonoi pak, por me ne fund u vu ne vend. Ketu nuk ka vend as per triumfalizem por dhe zero arrogance nga ana ime.
Do te ishte e padrejte te mos shprehja mirenjohjen time per MM zonjen Olta Xhacka, per qasjen dhe adresimin shtetar te rastit tim.
Me kete rast ju siguroj se "si ushtar i atdheut" do te vijoj te kontriboj me profesionalizem, perkushtim, perulesi dhe pergjegjshmeri ne dobi te mbrojtjes dhe prosperitetit te mbare kombit.
Artdheu, Detyra dhe Nderi do te mbeten pasaporta e vetme deri ne fund te jetes time.
Kolonel DD, PhD (Nderi i Kombit).