Flash News

KRYESORE

Xhaçka vizitë në zonat e dëmtuara: Shumë shpejt nisim me rindërtimin e banesave

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka udhëtoi në fshatrat Bubq dhe Mazhë e Madhe, zona këto të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit bashkë me nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Edit Durham”.

Nxënësit kishin përgatitur dhurata për 120 fëmijë të zonës, ku i shpërndanë gjatë vizitës së ministres Xhaçka pranë familjeve të strehuara në çadra.

“Shumë shpejt do të nisë edhe faza më e rëndësishme, ajo e rindërtimit, në qarqet Durrës, Tiranë e Lezhë. Do bëjmë çmos që, prioritet të kenë familjet me fëmijë të vegjël e që nuk mund të jetojnë në këto kushte. Kuptoj të gjitha vështirësitë dhe ne po punojmë në garë me kohën që rindërtimi i shtëpive të nisë sa më shpejt”, tha ministrja Xhaçka.

Sipas të dhënave paraprake, deri më sot në qarqet e prekura janë inspektuar rreth 15 mijë objekte, nga të cilat 2 300 banesa të dëmtuara rëndë, ndërsa 292 pallate deri më tani janë të pabanueshme përkohësisht.

Të fundit