Flash News

KRYESORE

Xhafaj dhe Marku takim 30 minutësh në Prokurorinë e Përgjithshme

Xhafaj dhe Marku takim 30 minutësh në Prokurorinë e

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim 30 minutësh me prokuroren e përgjithshme të përkohshme, Arta Marku. Takimi i mëngjesit të sotëm vjen një ditë pasi Marku zhvilloi një takim me kreun e ri të SHISH Helidon Bendo.

 Takimi mes tyre duhet të ishte realizuar të mërkurën, por Xhafaj njoftoi se ishtë shtyrë për shkak të axhendës së ngjeshur.

Dje prokurorja e përgjithshme, pati nje takim me ambasadoren gjermane. Marku shprehu vlerësimin për ndihmesën e madhe që kanë ofruar autoritetet gjermane për Prokurorinë Shqiptare, si në aspektin logjistik, ashtu edhe në koordinimin për hetime të përbashkëta.

Prokurori i Përgjithshëm garantoi ambasadoren Schütz se do të intensifikohet aktiviteti institucional në luftën kundër korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme, si edhe do të forcohet më tej bashkëpunimi vendas dhe ndërkombëtar në luftën kundër korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme.

Të fundit