Flash News

KRYESORE

Xhafaj dy orë takim me ambasadorët BE, paralajmëron operacionin “Forca e Ligjit”

Xhafaj dy orë takim me ambasadorët BE, paralajmëron operacionin

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka zhvilluar për dy orë një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në vendin tonë. Në takim është diskutuar për luftën kundër krimit të organizuar, vetting-un dhe ngritjen e një task force.

Ministri paralajmëron operacionin “forca e ligjit”, të cilin do e prezantojë nesër në mëngjes.

“Dy orë takim konstruktiv me Ambasadorët BE. Priortetet: Lufta kundër Krimit të Organizuar, Vetingu, Task Forca. Mbështetje totale. Faleminderit partnereve. Për më shumë nesër në orën 10:00 Prezantim i Operacionit “Forca e Ligjit” në Ministrinë e Brendshme”, shkruan shkurtimisht Xhafaj.

Të fundit