Flash News

KRYESORE

Xhafaj i përgjigjet Bashës: Shihni dhe gjykoni. Imazhe sa për 1000 fjalë!

Pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha se rendi dhe institucionet e zbatimit të ligjit janë shpartalluar, ka reaguar Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një reagim në Twitter, Xhafaj teksa publikon grafikët me të dhënat e vrasjeve dhe plagosjeve të viteve të fundit, shkruan, “Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, në tëitter:

Basha, tha sot:“Ju parashtroj...një çështje kapitale, emergjence kombëtare, siç është gjendja e rendit e shpartallimit të plotë të institucioneve të zbatimit të ligjit!” Një E PAVËRTETË e madhe, dalë nga goja e ish-min. të Brendshëm më të paaftë në vite.

Të dhënat e faktet mbi punën tonë të palodhur e pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet konkrete janë E VËRTETA. Krahaso çdo shifër e të dhënë të kohës së LB si ministër i Brendshëm, me ato të këtyre 2 viteve të fundit. Shihni dhe gjykoni. Imazhe sa për 1000 fjalë!”.

Të fundit