Flash News

KRYESORE

Xhafaj kritikon Vangjush Dakon dhe i ngarkon një detyrë

Xhafaj kritikon Vangjush Dakon dhe i ngarkon një detyrë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke folur në forumin e sigurisë në qytetin e Durrësit, është shprehur se zhurma në qytet është një nga shqetësimet e qytetarëve.

Xhafaj e cilësoi situatën si katastrofike teksa tha se policia së bashku me bashkinë do të marrin masa ndaj kësaj problematike.

“Policia në Durrës ka përmirësime të ndjeshme në punën e saj. Vlerësoj punën e tyre për ndryshimet pozitive, duke shpresuar që kjo do të shoqërohet me rezultate të rëndësishme në trajtimin e fenomeneve të rëndësishme, si zhurma që është katastrofë.

Së bashku me Dakon do mund të përcaktojmë hapat dhe kohën e nevojshme, policia do të marrë detyrat e veta. Problemi me mjedisin, policia do duhet të jetë shumë e vëmendshme. Gjithashtu, çështja tjetër ka të bëjë me portin e Durrësit, për të cilën ka shumë ankesa”, tha Xhafaj.

Të fundit