Flash News

KRYESORE

Xhafaj kundër Ramës: Policia e Shtetit të mos përfshihet në fushatë

Xhafaj kundër Ramës: Policia e Shtetit të mos përfshihet

Ish- ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj duket se është kundër kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e Policisë së Shtetit në fushatë.

Xhafaj tha përmes një konference për mediat se Policia ka rolin e saj dhe se nuk duhet të përfshihet në fushatë.

“Policia nuk të bën forcë të parë dhe as nuk të pengon të jesh forcë e parë. Dënoj çdo akt dhune në procesin zgjedhor të ndëshkohen me ligj. Në rastet e dhunës, rol të rëndësishëm ka prokuroria e shtetit. Prokurorët kanë përgjegjësinë e zbardhjes së shpejtë të ngjarjeve.

Shit-blerja e votës është akt i shëmtuar. Mendoj se Policia është e angazhuar në një betejë të kultivimit të kanabisit dhe po mban në të njëjtën kohë edhe fushatën zgjedhore. Është moment që politikanët të ruajnë qetësinë” tha Xhafaj.

Të fundit