Flash News

KRYESORE

Fatmir Xhafaj lë zyrën në Ministrinë e Brendshme pas nëntë orësh, refuzon gazetarët

Fatmir Xhafaj ka lënë zyrën e tij në Ministrinë e Brendshme pas rreth nëntë orësh ‘izolim’.

Ish-ministri ka hyrë aty rreth mesditës dhe është larguar rreth orës 20:40 të mbrëmjes së sotme por pa u dhënë asnjë përgjigje pyetjeve të gazetarëve.

Largimi i tij në këtë moment, pas zhvillimit të një sërë operacionesh të policisë ka ngjallur dyshime për dorëheqje të imponuar.

Xhafaj në një reagim në Tëitter shkruante: “I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në principe dhe vlera njerëzore e institucionale. Ajo është tërësisht respekt për veten, e për këto standarde të shenjta për mua”.

Të fundit