Flash News

KRYESORE

Xhafaj në Itali premton luftë kundër krimit të organizuar, në Tiranë votohet kundër arrestimit të Tahirit

Xhafaj në Itali premton luftë kundër krimit të organizuar,

Në takimin me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, ku lufta ndaj krimit të organizuar dhe  migracioni i paligjshëm, ishin në fokus të diskutimeve, Ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti shprehu edhe mbështetjen e Italisë ndaj autoriteteve shqiptare.

Në takimin e zhvilluar në kuadër të vizitës që ministri Xhafaj po vijon në Trieste,  Minniti siguroi për mbështetje të pakursyer dhe garantoi se bashkëpunimi do të jetë i frytshëm në këtë aspekt. Ministri Xhafaj e informoi homologun italian për rezultatet antikanabis dhe e falënderoi për ndihmën e rëndësishme që ka dhënë në vite, shteti italian në këtë operacion.

Por ndonëse Xhafaj u betua për luftë kundër kanabisit, në Tiranë, partia e tij votoi kundër arrestimit të deputetit Saimir Tahiri, i cili rezulton i përfshirë në dosjen e përgjimeve të italianëve për bandën e Habilajve.

Ministri Xhafaj u takua edhe me zv/Prokurorin e Antimafia Del Prete, ku mori mbështetjen për ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor, për të koordinuar shkëmbimin e informacionit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, trafikun e drogës, migracionin e paligjshëm etj.

Ministri i Brendshëm shqiptar takoi gjithashtu Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë italiane, me të cilin diskutoi mbi çështjet e koordinimit të veprimeve dhe ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore rajonale.

Gjatë qëndrimit në Trieste, Itali, ministri Xhafaj pati takime dypalëshe me ministrin e Brendshëm të Kosovës, të Serbisë, si dhe Prefekten e Triestes, që është drejtuese e projektit ‘IPA 2017’, brenda të cilit u adoptua propozimi i palës shqiptare për ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor.

Kërkesa e Prokurorisë, Tahiri nuk mori pjesë në votim bashkë me 4 deputetë të tjerë

Të fundit