Flash News

KRYESORE

Xhafaj në Trieste, miratohet propozimi i Shqipërisë për qendrën e bashkëpunimit policor

Xhafaj në Trieste, miratohet propozimi i Shqipërisë për

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ndodhet në Trieste të Italisë ku po merr pjesë në Konferencën ndërministeriale IPA mbi Ballkanin Perëndimor. Në takim marrin pjesë edhe ministrat e Brendshëm të rajonit, ndërkohë Xhafaj njofton se është miratuar propozimi i Shqipërisë për një Qendër Rajonale të bashkëpunimit dhe koordinimit policor

“Live nga Trieste (IT): Takim shumë konstruktiv me homologët rajonalë në kuadrin e Konferencës ndërministeriale IPA mbi Ballkanin Perëndimor. Sukses! Propozimi i Shqipërisë për një Qendër Rajonale të bashkëpunimit dhe koordinimit policor do të adoptohet plotësisht nga IPA 2017”, shkruan Xhafaj.

Udhëtimi i Xhafajt në Itali në një kohë kur në Shqipëri ka shpërthyer skandali i çështjes Tahiri, është komentuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzon ministrin për përpjekje të korruptimit të zyrtarëve italianë.

Pyetja që nuk po i bëhet Saimir Tahirit: A blejnë bosët e bandës, byrzylykë 9 mijë euro për gruan dhe nënën e punëtorit hamall?

Të fundit