Flash News

KRYESORE

Xhafaj rrëzon ‘policinë që duam’ të Ramës dhe Tahirit: 6 arsyet pse do bëhet vetting

Xhafaj rrëzon ‘policinë që duam’ të Ramës

Për katër vite me radhë Edi Rama dhe Saimir Tahiri propaganduan fortë se i kishin ndryshuar fytyrën policisë së shtetit. ‘Policia që duam’ ishte refreni që kreu i qeverisë dhe ministri i tij i preferuar nuk nguronin ta përsërisnin në çdo dalje.

Por ditën e sotme, ministri aktual i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka prezantuar në komisionin e Sigurisë procedura që do ndiqet për vettingun në polici.

Gjatë prezantimit të projektligjit, Xhafaj bëri edhe një pasqyrim të situatës në radhët e uniformave blu duke i cilësuar si arsyet që e çuan drejtë vendimit për të bërë një vlerësim për figurën e çdo punonjësi policie.

Ndryshe nga propaganda e Ramës dhe Tahirit, Xhafaj renditi mungesën e integritetit, korrupsionin, paaftësinë, mungesën e objektivitetit në analizën dhe performancën, vlerësimet negative nga partnerët në vite si dhe opinionet e publikuat të mbledhura përmes sondazheve, si shkaqet që çuan në vettingun në radhët e uniformave blu. Jo vetëm kaq, ndryshe nga sa ishte propaganduar, Xhafaj tha se Shqipëria ka moshën mesatare më të lartë të punonjësve të policisë në rajon.

Të fundit