Flash News

KRYESORE

Xhafaj: Shkodra një 'Lazarat' me kanabis

Xhafaj: Shkodra një 'Lazarat' me kanabis

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj foli sot nga Shkodra për zgjedhjet e 18 qershorit nga ku tha se policia e Shtetit nuk do të përfshihet, por do të sigurojë procesin zgjedhor për të shmangur çdo problem.

Po ashtu Xhafaj foli edhë për drogën nga ku tha se zona të caktuara në qytetin e Shkodrës janë 'Lazarati' me kanabis, por angazhimi qeverisë po i çon drejt shuarjes.

“Lufta kundër kanabisit edhe në Shkodër është një prioritet sepse zona të caktuara janë Lazarati me kanabis…Kemi harruar se kemi një Lazarat në Shkodër. Me angazhimin e qeverisë ky fenomen do vijë drejt shuarjes. Për 2017 Shqipëria nuk do jetë në hartën e kanabis. Kjo luftë është një proces që vazhdon gjatë”, tha Xhafaj.

 

Të fundit