Flash News

KRYESORE

Xhafaj me shqiponjat si Tahiri me qentë

Xhafaj me shqiponjat si Tahiri me qentë

Pak ditë më parë në rrjetet sociale qarkulloi një video ku në një fshat të Pukës një person kishte kapur një shqiponjë të cilën e mbante të lidhur nga këmbët.

Pas kësaj ngjarje, kryesisht në portalet e majta, u publikua një lajm ku thuhej se me urdhër të ministrit të Brendshëm Famit Xhafaj komisariati i Pukës ndërhyri duke bërë të mundur lirimin e shqiponjës.

Duket se ky lajm i ngjason atyre që paraardhësi i Xhafës, Saimir Tahiri, shpërndante në media. Kanë qenë disa raste ku në rrjetet sociale shpërndaheshin video të dhunimit të qenëve dhe menjëherë, me urdhër të Tahirit vepronte policia.

 

 

 

 

Të fundit