Flash News

KRYESORE

Xhafaj takime në SHBA, e lajmëron në Twitter

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ditën e djeshme ka realizuar një sërë takimesh me zyrtarë të lartë në SHBA ku kanë diskutuar për reformat në fushën e sigurisë kombëtare dhe luftën kundër terrorizmit. Xhafaj, nëpërmjet postimeve në Twitter ka bërë të ditur se gjatë vizitës zyrtare në  Uashington kanë qenë të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe një ekip nga MB e Policia e Shtetit. Po ashtu Xhafaj bën me dije se të ftuar kanë qenë kolegët dhe miq nga Amerikane.

Ai shton se ka patur një axhendë e ngjeshur takimesh në Departamentin e Shtetit, Kongres, FBI e DEA. Po ashtu Xhafaj bën me dije se në Kongres ka takuar dhe biznesmenë të cilët i kanë dhënë mbështetje për reformat  në fushën e drejtësisë dhe sigurisë.

“Në Kongres fillimisht në takim shumë konstruktiv me kongresmenin Robert B. Anderholt dhe më pas takim me një tjetër mik të Shqipërisë kongresmenin Steve King. Vlerësime dhe mbështetje e fortë prej tyre për “reformat impresionuese të qeverisë në fushën e drejtësisë dhe sigurisë”, shkruan Xhafaj në Twitter teksa thekson mbështetjen amerikane për reformat e ndërmarra nga qeveria. 

Të fundit