Flash News

KRYESORE

Xhafaj takon ministrin gjerman, i prezanton prioritetet e tij të punës

Xhafaj takon ministrin gjerman, i prezanton prioritetet e tij të punës

Prej disa ditësh tashmë, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, është vënë në qendër të akuzave. Partia Demokratike ka publikuar dosjen e plotë të dënimit të vëllait të tij në Itali ndërsa akuzohet nga opozita se ka ndryshuar ligjin për ekstradimin.

Por ditën e sotme, ministria e Brendshme ka publikuar një njoftim për mediat në të cilin bën të ditur se Xhafaj është takuar me Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane në Gjermani, Roth.

Në njoftim, thuhet ndër të tjerash se Xhafaj “prezantoi Dokumentin e Prioriteteve të MB-së në fushën e rendit dhe sigurisë dhe evidentoi kontributin e ekspertëve gjermanë në hartimin e tij. Gjithashtu u ndal tek rezultatet e punës së Policisë dhe agjencive ligj zbatuese në luftën kundër krimit të organizuar, operacionin “Forca e Ligjit”, operacionin ndërkombëtar “Anti-skifter”, si dhe masat kundër kultivimit të kanabisit”.

Gjithashtu thuhet se “në përgjigje të interesit të ministrit Roth, z.Xhafaj shpjegoi hapat dhe ecurinë e procesit të Vetting-ut në Polici, projektin e Policimit në Komunitet, si dhe masat për uljen e fenomenit të azil kërkimit që kanë dhënë rezultate të dukshme që nga vjeshta e vitit të kaluar”.

Të fundit