Flash News

KRYESORE

“Xhafaj të hetohet në mënyrë të pavarur!”, Ervin Salianji ç’kodon deklaratën e ambasadorit Lu

“Xhafaj të hetohet në mënyrë të pavarur!”,

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervian Salianji ka komentuar deklaratën e Ambasadorit Amerikan, Donald Lu, i cili pas takimit me Ministrin e Brendshëm u shpreh: “Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër Ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj. Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur. Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar”.

Sipas Salianjit, deklarata e Lusë është normale pasi lufta kundër krimit të organizuar duhet të vazhdojë, por mazhoranca është e dobësuar nga audio-përgjimi dhe ka humbur besimin e qytetarëve.

“Ambasadorin amerikan unë e lexoj kështu; pavarësisht hetimit të pavarur për çështjen - nuk e di nëse mund të hetojë vetë Fatmir Xhafa, Fatmir Xhafajn dhe Agron Xhafajn. Së dyti, lufta kundër krimit të organizuar duhet të vazhdojë. Nuk mund të jetë justifikim që unë jam nën akuzë dhe unë nuk po luftoj krimin e organizuar. Ndryshe dështojmë. Mazhoranca edhe moralisht, edhe në besimin tek qytetarët është thuajse e rrënuar. Mua më duket se trupat e sëmurë në tre ditët para vdekjes sikur kanë një përmirësim dhe duket një gëzim i madh. Edi Rama më duket i dobësuar me marifetet kam ekspertizë”, ka pohuar Salianji në emisionin '360 gradë".

 

Të fundit