Flash News

KRYESORE

Xhafaj tregon kritikën që i ka bërë Rama

Xhafaj tregon kritikën që i ka bërë Rama

Ditën e sotme në Fier u mbajt ajo që mazhoranca e quan Forumi Qytetar për Sigurinë, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë takimit, një prej të pranishmëve ngriti si shqetësim lojërat e fatit.

Në këtë pikë, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zbuloi se ka pasur edhe një lloj tërheqje vëmendje nga ana e kryeministrit sa i takon punës së bërë nga policia në këtë drejtim.

“Bie dakort edhe lidhur me shqetësimin për lojërat e fatit. Në analizën gjashtë mujore që unë bëra si ministër së bashku me ekipin e zëvendësministrave dhe drejtorin e përgjithshëm para pak ditësh, kjo ishte një nga çështjet që kryeministri nënvizoi, një lloj tërheqjeje, ose një lloj mungese vëmendje të strukturave të policisë në territor.

Dhe unë jam sot këtu për t’ju thënë që kjo çështje do marri një fokus të veçantë në javët dhe muajt në vijim”, u shpreh Xhafaj.

Të fundit