Flash News

KRYESORE

Xhafaj u largua, Rudina Xhunga detyrohet të ndryshojë temën dhe panelin e emisionit

Xhafaj u largua, Rudina Xhunga detyrohet të ndryshojë temën dhe

Në emisionin ‘Dritare’ në News 24, sot duhet të ishte Fatmir Xhafaj, i cili pati pranuar ftesën e gazetares Rudina Xhunga rreth një javë më parë.

Ish-numri një i dikasterit që ‘ha koka’, do të fliste në lidhje me operacionet ditëve të fundit, të cilët u finalizuan me arrestimin e dy ish-deputetëve socialist, po ashtu u fol edhe për një urdhër arrest për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Dorëheqja e mistershme dhe e papritur e tij ka detyruar gazetaren të ndryshojë temën e emisionit dhe panelin e të ftuarve.

Tema e programit do të jetë ‘Kacifas, vrasjet dhe përplasjet’, teksa të ftuar do të jenë Bashkim Zeneli ish-ambasador në Greqi, Thoma Miço jurist ish-deputet, Spartak Ngjela jurist ish-deputet, Aleksandër Çipa gazetar dhe Erzen Breçani ish-shef i Forcave Speciale.

Të fundit