Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Artan Fuga
Dorëheqja e ministrit të Brendshëm.
Përtej atyre që e konsiderojnë si një fazë e re suksesesh që do të arrihen (edhe mundet, por nuk kam arsye të besoj);
Përtej atyre që e konsiderojnë si një fitore të opozitës (edhe mundet, por le ta shohim me prova në kuptimin përtej politik);
Përtej atyre që gjejnë konspiracione, luftë për pushtet, përplasje klanesh (edhe mundet, por janë në nivelin e supozimeve);
Sa më vjen në ndërgjegje është që :
Ministri i Brendshëm nuk u dorëhoq për arsye personale, as për vëllain, xhaxhain, çunin e tezes apo komshiun!
Nuk janë këta faktorët vendimtarë shpjegues.
Në çdo dorëheqje ka një pamundësi veprimi, sepse mosveprimi të jep përgjegjësi që nuk do t'i mbash, nuk dëshiron t'i mbash.
Pikërisht në kohën kur ai deklaron: Shihni se çfarë do të ndërmarr këtë javë!!! Dorëhiqet kur paskish vendosur të vinte dorë!!!
Pastaj heq dorë!
Dorëheqja pra, është një sinjal e ogur i keq. E keqja ka vajtur në atë shkallë sa që brenda lidershipit një njeri që nuk mund të thuhet se nuk e njeh situatën, se nuk kishte ambicje politike, po ndihej i paaftë, i pazoti, i pafuqishëm të vepronte.
Sinjali është se forcat që e pengojnë janë më të forta se faktorët e shkruar në kompetencat e tij.
Ministri i ri është një zotëri i mënçur, besoj i pakorruptueshëm deri tani, i pastër. Unë ja kam parë edhe kapacitetet intelektuale, që janë tejet tejet të mira. Jo të zakonshme.
Si qytetar i dua suksesin atij sepse kjo është fitorja, edhe e pushtetit edhe e opozitës. Nga kjo pikëpamje midis interesit të opozitës që ai të dështojë dhe interesit po të opozitës që ai të ketë sukses, unë si qytetar zgjedh që ai të ketë sukses!
Le ta shohim.
Por, kujdes, veprimi i tij është brendashkruar në kontekstin e sotëm të semantikës të fjalës "gjenerali" me të cilën u shoqërua emërimi i tij.
Gjithë shanset dhe fatkeqësitë e tij do të varen nga semantika e konceptit "gjenerali".
Gjenerali? Nuk dua të besoj se ndokush do të na bëjë të besojë se lufta kundër krimit tani është çështje ushtarake dhe jo policore dhe ruajtje e rendit. Nuk është çështje tankesh, aviacioni apo manovrash luftarake në front. Nuk është çështje ushtarake, por politiko-policore.
Nga kjo të ruhemi ne edhe ai!
Mos duhet ta largojnë nga rrafshi politiko-policor duke e aventuruar drejt kotësive të manovrave ushtarake të rekrutëve që me kanatjere pastrojnë cepat e rrugëve nga barishtet e këqia gjatë verës?
Uroj që jo! Ta shohim!
Gjenerali? Unë e kuptoj që ndofta ka një shpresë te një njeri që vjen jashtë dhe nga larg organeve dhe personelit të strukturave të rendit. Ndofta është një distancim besimi nga grupime aty që nuk kanë më besimin e politikës? Ndodh që nga jashtë vjen shpëtimi!
Por, a do ta pranojnë këto struktura gjeneralin, apo do t'a evincojnë e flakin jashtë si trup të huaj? Ta shohim!
Do të jenë ditë dhe muaj dramatikë për të! Por, burri prandaj është që të sfidojë me një projekt të fuqishëm. Burri dhe gruaja dinjitozë nuk dorëzohen kollaj kur angazhohen!
Përndryshe gjenerali bëhet një burokrat zyrash. Por, kombi nuk e ka rritur për atë punë.
Në historinë politike të këtij shekulli njihen operacione të rrezikshme shpëtimi sektorësh nëpërmjet parashutimit të individëve të pastër nga jashtë.
Mesia? Isai?
Kanë parashutuar gjeneralin?
Le ta shpresojmë!
Mision i vështirë, por ushtari a gjenerali në front për këtë paguhet. Adrenalina e madhe!
Gjenerali? Kujdes, fara e dështimit të ministrave të brendshëm nga Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e deri te Xhafaj (pa lidhje mes tyre) ka qendruar se ministri nuk ka ditur të ndajë postin si politik, si post civil, nga drejtuesit e policisë si rrobe ushtarake.
Si qëmoti deri edhe tani!
Politizimi i policisë dhe militarizimi i postit politik të ministrit.
Gjithë natën dhe gjithë ditën, në debate ka një gafë epokale, nga analistët e sofistët: Posti i ministrit të Brendshëm nuk është ai që drejton operacionet antikrim.
Nuk është Xhafaj që duhej të udhëhiqte operacionet. Ai duhej të udhëhiqte politikën në sektor, politikën civile.
T'i ruhet gjenerali tentacionit ushtarak për të komanduar si strateg policie a fronti.
Arti politik aty është të udhëheqë politikisht pa drejtuar ushtarakisht!
Dramë e madhe do të jetë. Por, unë kam besim te inteligjenca e tij.
Por këtë nuk t'a mësojnë as rregulloret ushtarake as edhe traktatet dhe manualet e luftrave napoleoniane!
Ta shohim!
Posti i ministrit është politik dhe jo ushtarak sikurse kuptohet.
Gjenerali duhet t'i hedhi spaletat sa kohë do të jetë aty, tre ditë, tre muaj, apo tre vjet. T'i vendosi në një kornizë dhe t'i mbajë në shtëpi.
Janë sherrbudallenj ata që e shtyjnë drejt kostumit "prej leshi" ushtarak!
Ja uroj suksesin me zemër sepse kam simpati personale të bazuar në njohje intelektuale te ai.
Por, gjenerali duhet të kthehet në një civil. Që sapo të marri dekretin në dorë për të drejtuar ushtarako-policët!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38