Flash News

KRYESORE

Xhafajn e mbështet Lu? Analisti ka një pyetje ‘me Gestapo’ për Ambasadorin amerikan

Xhafajn e mbështet Lu? Analisti ka një pyetje ‘me Gestapo’

Agron Gjekmarkaj, pedagog dhe analist politik, në një shkrim për gazetën Panorama, pasi parashtron mbështetjen e vet për protestën e 26 majit, ndër të tjera i bën një pyetje Ambasadorit amerikan. Gjekmarkaj ndalet te ajo që përsëritet shpesh, teza se ministri Xhafaj ka mbështetejen e Lu dhe e pyet diplomatin e huaj:

“Si ka mundësi që në këtë vend, ku sot 99 përqind e popullit, por edhe politikanëve, janë pro-amerikanë, si në asnjë vend tjetër në Europë, dora të shkon dhe zgjedh për të besuar një hetues të komunizmit për të udhëhequr Reformën në drejtësi? A nuk është njësoj sikur Gjermania e pasluftë së dytë Botërore të merrte ish-oficerët e Gestapos për të shkruar reformat dhe Kushtetutën e tyre? Organet e diktaturës komuniste ishin Gestapoja jonë!”.

Të fundit