Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
"Xhaferllari s’mund të jetë anëtare e GjK", PD i përgjigjet Xhafajt: Drejtësia e re nuk bëhet me shërbëtorë partiakë
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i është përgjigjur ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili në një reagim në twitter tha se dekreti i presidentit Meta për gjyqtaren Xhaferllari nuk është i ligjshëm.
Në përgjigje të Xhafajt, Bardhi sulmon kreun e KED, pasi siç shkruan, Dvorani se ka bërë veprime administrative të paligjshme në zbatim të urdhrave të Partisë.
“E kuptojmë që vëllai i Geronit kërkon që të ketë në Gjykatën Kushtetuese një person që betohet tek zyra e tij për shërbime partiake, por Kushtetuta është e qartë në tre pika:
1. Emërimi i 3 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese bëhet nga Presidenti i Republikës dhe jo nga Dvorani i Partisë në KED (neni 125 i Kushtetutës).
2. Gjyqtari i emëruar që të fillojë detyrën duhen të betohet përpara Presidentit të Republikës dhe jo në zyrën e Fatmir Xhafës apo selinë e Partisë Socialiste (neni 129 i Kushtetutës).
3. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese duhet të betohet që do t'i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, dhe jo pushtetit popullor dhe Statutit të Partisë Socialiste (neni 129 i Kushtetutës). Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka shpallur asnjë fitues, sepse nuk e ka këtë kompetencë (neni 149/d i Kushtetutës). Dvorani i Partisë ka bërë veprime administrative të paligjshme në zbatim të urdhrave të Partisë, por ato nuk janë vendime të organit kolegjial KED, por vendime personale të ushtarit të vëllait të Geronit në KED”, shkruan ndër të tjera Bardhi.