Xhaka lë Arsenalin për gjigantët e Italisë, shfaqen dhe hijet e Bayernit

Një lajm i madh vjen nga Italia për Granit Xhakën. Mesfushori i Arsenalit kërkohet nga Milani dhe në janar mund t’i bashkohet ekipit të Piolit. Shqiptari po vuan në Angli, pasi nuk e duan tifozët dhe vetë nuk do që të qëndrojë tek Arsenali.

Afrimi në Itali është i rrezikshëm duket ditur gjendjen skandaloze të Milanit. Mesfushori do të rriste shumë nivelin e mesfushës dhe do të kthehej në lider, por vështirë që diçka e tillë të ndodhë.

Xhaka mund të jetë një objektiv merkatoje dhe për Bayernin. Ekipi bavarez ka nevojë për një mesfushor shkatërrues, eksperiencën e ka, gjermanisht flet, e njeh dhe kampionatin dhe do të ishte goditja ideale.