Flash News

KRYESORE

Xhaka sakrifikohet nga Reja, vendin e tij e zë një 20-vjeçar!

Mund të duket e çuditshme, por duket se është e vërtetë: Taulant Xhaka mund të mos grumbullohet për ndeshjet e radhës kundër Turqisë dhe Moldavisë. Vendin e futbollist të Baselit mund ta marrë Lindon Selahi.

Një emër i ri për kombëtaren tonë me trajnerin Edy Reja që e ka ndjekur futbollistin e ri në Holandë. Ai luan për Twenten dhe është kthyer në titullar duke luajtur në 6 ndeshje pa u zëvendësuar për asnjë minutë.

20-vjeçari ka luajtur dhe me Shqipërinë U-21 dhe tani duket se do të bëjë hapin e madh në karrierë. Reja ende nuk ka publikuar listën zyrtare, por lajmi është konfirmuar nga mediet holandeze. Ata kanë bërë me dije futbollistët e Twentes që u bashkohen kombëtareve dhe mes tyre bën pjesë dhe Selahi.

Të fundit