Flash News

KRYESORE

Xhaka shërohet si me magji, luan titullar ndaj Baselit

Një lajm i keq për kombëtaren, por i mirë për lojtarin vjen nga Zvicra. Mesfushori Taulant Xhaka ka kaluar dëmtimin dhe ka luajtur si titullar në ndeshjen kundër Servetes në kampionat.

Ai la ekipin kombëtar për shkak të një dëmtimi, por rikthehet menjëherë në dispozicion të klubit të tij. Një rastësi e çuditshme! FSHF deklaroi se lojtari ka refuzuar ftesën pikërisht për shkak të dëmtimit, ndërsa nuk ka pranuar të japë më shumë sqarime.

Aktivizimi i mesfushorit për 68 minuta ka ngjallur dyshime të tjera dhe mendohet se Xhaka nuk ka qenë vërtetë i dëmtuar. Situata nuk është e qetë dhe duket se lojtari e ka mbyllur me ekipin tonë kombëtar.

Të fundit