Flash News

KRYESORE

Xhaka tek Arsenali, emërohet zv.kapiten i skuadrës

Xhaka tek Arsenali, emërohet zv.kapiten i skuadrës

Trajneri i ri i Arsenalit, Unai Emery ka caktuar hierarkinë e skuadrës së tij në fushë, ku ka emëruar si zëvendës kapiten futbollistin shqiptar, Granit Xhaka.

Tekniku i ekipit londinez ka emëruar mbrojtësin Laurent Koscielny si kapiten të parë, ndërsa një nga katër zëvendëskapitenët e klubit është edhe Xhaka, i cili luan për Kombëtaren e Zvicrës.

Kosicelny, i cili tani është i dëmtuar ishte kapiten edhe sezonin e kaluar në vend të Per Mertesackerit, i cili dha lamtumirën në fund të sezonit, duke marrë rolin e menaxherit në akademinë e klubit.

“Kapiteni i skuadrës është Laurent Koscielny, i cili është i lënduar për momentin. Pas Laurentit, kapitenët e tjerë janë Petr Cech, Aaron Ramsey, Mesut Ozil dhe Granit Xhaka. Dua udhëheqës në skuadër, çdo lojtar duhet të ndihet si kapiten në çdo moment për të treguar aftësinë e tij në lidership. Por, për momentin, këta 5 lojtarë e kanë mundësinë për të qenë kapitenë”, është shprehur Emery.

Të fundit