Flash News

KRYESORE

Xhaka vë bast për shokun e skuadrës: Do bëhet më i miri!

Xhaka vë bast për shokun e skuadrës: Do bëhet më i

Granit Xhaka e di vlerën e skuadrës dhe gjithashtu se si duhet folur para kamerave. Mesfushori i Arsenalit, tashmë edhe kapiten, ka mbrojtur blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit, Nicolas Pepe.

Klubi londinez pagoi 80 mln euro për ish-lojtarin e Lille në verë, por ai ende nuk ka treguar formën e tij më të mirë. Bilanci është vetëm 1 gol.

Xhaka, megjithatë, ka besim te Pepe, të cilin në verë e kërkoi gjysma e Europës. “Të gjithë i dimë aftësitë e tij. E dëshmojmë përditë në stërvitje se Pepe ka shumë talent. Ai kalon një periudhë të vështirë, por të gjithë futbollistët e kanë problem përshtatjen. Ai do të bëhet ndër më të mirët në botë", - ka deklaruar Xhaka.

Të fundit