Flash News

KRYESORE

Xhaka vendos për të ardhmen? Hap mbrapa në karrierë

Xhaka vendos për të ardhmen? Hap mbrapa në karrierë

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, do të largohet nga Arsenali në merkaton e janarit. E ardhmja e tij mbetet në dyshim, por mediet gjermane e lidhin me një kalim të mundshëm te Hertha Berlin.

Shqiptari mund të bëjë një hap mbrapa në karrierë, ndërsa nuk dihet nëse një lëvizje e tillë do të realizohet. Gjermanët janë të bindur se palët kanë nisur bisedimet dhe mund të dalin në një përfundim mjaft të mirë.

Analisti i Sky, Lothar Matthaus, pranoi se Xhaka ishte kontaktuar. "Kam marrë informacione se Xhaka është kontaktuar dhe Preetz ka udhëtuar drejt Londrës". Drejtori i Herthes, Michael Preetz, e pranoi diçka të tillë. "Po udhëtoj shumë. Ne kemi disa opsione dhe ide që i duam në janar", - tha ai shkurtimisht.

Të fundit