Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Xhaxhiu ia thotë në sy Bashës: Ke votën time personale për Kryeministër
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli pasdite në “Fax Neës” për situatën e krijuar nga koronavirusi. Fjalën ai e nisi me falenderimin ndaj mediave që “kanë bërë transparencë” dhe i ka dhënë “zë qytetarëve” në këtë periudhë, ku sipas kryedemokratit përfshihet dhe media në fjalë. “Dua ta nis me një falënderim për ju dhe për të gjithë kolegët tuaj jo vetëm në Fax Neës dhe në Fax Ëeb, por në të gjithë median shqiptare që keni qenë gjatë gjithë kësaj kohe zëri i shumë njerëzve që nuk kanë pasur mundësi të thonë zërin e tyre dhe keni qenë në këtë mënyrë një ndihmesë e jashtëzakonshme përmes transparencës dhe informacionit”, u shpreh Basha. Kjo deklaratë ka gjetur falenderimin e moderatorit të emisionit Rezar Xhaxhiu, i cili u shpreh se “me shumë mirësjellje ky falënderim zoti Basha. Do të donim ta dëgjonim këtë edhe nga kryeministri i vendit, por që gjithsesi ai ka tjetër optikë...”, por krydemokrati Basha iu përgjigj se “shpresoj do ta dëgjoni nga kryeministri pas zgjedhjeve”. Moderator i emisionit, Rezar Xhaxhiu i deklaroi Bashës votën e tij personale për zgjedhjet. “Ju falënderoj! Një arsye për t’ju votuar juve personalisht qoftë vetëm për këtë “, tha Xhaxiu.
Duke folur për situatën, Basha përsëriti akuzat ndaj qeverisë se ka keqmenaxhuar situatën. “Unë shoh një keqmenaxhim të situatës që vjen në radhë të parë nga mungesa e një plani, mungesa e një strategjie. Në qoftë se nuk ke plan atëherë do të veprosh kuturu. Ndryshe sot, ndryshe nesër, ndryshe pasnesër. Tjetër gjë thuhet në mëngjes, tjetër gjë thuhet në drekë, tjetër gjë thuhet në darkë. Dhe për të mbuluar këtë paaftësi dhe këtë papërgatitje për t’u përballur si me virusin, ashtu edhe me pasojat sociale dhe ekonomike, për të mbuluar sadopak të vërtetën e dhimbshme që shqiptarët e panë edhe në rastin e tërmetit të një shteti prej kartoni i cili është shkatërruar sistematikisht për shkak të korrupsionit, paaftësisë dhe zhvendosjes së burimeve shtetërore, financiare të shqiptarëve në duart e pak njerëzve, pastaj kemi propagandën nga mëngjesi deri në darkë e cila nuk merret kurrë me thelbin e çështjes.
Dhe thelbi i çështjes janë dy: është shëndeti i shqiptarëve dhe është ekonomia që sot është në pikën e saj më të zezë, qoftë në kuptimin e gjendjes ekonomike kombëtare dhe akoma më shumë në gjendjen ekonomike të shumicës dërrmuese të familjeve shqiptare që para krizës 50 përqind konsideroheshin të varfër, tani imagjino prej më shumë se një muaji edhe ata që mund të konsideroheshin shtresë e mesme se kishin një 300 mijë lekësh apo 500 mijë lekësh rrogë apo të ardhura si të vetëpunësuar nuk i kanë më këto të ardhura. Kërkesa jonë, thirrjet tona për t’i dalë përpara të keqes për fat të keq deri tani jo vetëm që nuk janë dëgjuar, por janë përbuzur, janë hedhur tutje, janë zëvendësuar nga propaganda, e cila nuk e mbush barkun e shqiptarëve dhe nuk mund të mbushë tavolinën”, tha Basha.