Flash News

KRYESORE

Xhelal Mziu akuza Ramës: Mashtrove banorët e Kamzës

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu akuzon kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar banorët një vit më parë sa i përket zgjidhjes së problemit të përmbytjeve si dhe dëmshpërblimeve.

“Edhe pse prej vitesh ka përmbytje në Kamëz, mungesa e investimeve në kolektorë sjell përmbytje të shumë familjeve. Ndonëse Bashkia Kamëz bën më të mirën e saj në pastrimin e kolektorëve, madje edhe me mjete të marra me qira, pasi qeveria as dhe një ekskavator dhe zjarrfikëse nuk ka sjellë ende, sërish përmbytjet nuk janë shmangur”, thuhet në deklaratën e Bashkisë Kamzë për median.

Vitin e kaluar në Kamëz Kryeministri Edi Rama në një takim të shkurtër në terren me kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu premtoi se do t’i ofronte ndihmë Kamzës.

Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, thotë se në takimin e shkurtër që pati me Ramën atë natë i kërkoi: “Dëmshpërblimin e familjeve të përmbytura në Kamëz që kanë pësuar dëme në shtëpitë e tyre, të cilat janë bërë edhe të pabanueshme, të konstatuara këto nga grupet e punës të Shtabit të Emergjencave të Bashkisë Kamëz, financim të kolektorëve; Valias i Ri, Valias i Vjetër, Zall-Herr – Bathore – Frutikulturë, pajisja me ekskavator, gjë që i ishte mohuar më parë nga ana e qeverisë si dhe pajisja e Kamzës me një stacion zjarrfikëseje, duke qenë se nuk e ka”.

Sipas Mziu, sot një vit më pas, Rama nuk e ka mbajtur fare fjalën dhe konstatohet lehtë mashtrimi i Kryeministrit dhënë për banorët e Kamzës.

"Rama nuk ka akorduar asnjë fond për atë çfarë i kërkoi kryetari i Bashkisë Kamëz, sikurse në sirtarët e ministrive flenë afro 150 projekte të shoqëruara më shkresë përcjellës që mbajnë firmën e kryebashkiakut Xhelal Mziu", thuhet në deklaratë.

 “Që në Kamëz të mos kishte përmbytje duhej që investimi në 3 kolektorët të ishte mbyllur, por për ironi Rama dhe qeveria e tij jo vetëm nuk kanë sjellë fondet për investime, por nuk ka sjellë as një ekskavator. Bashkia, sikurse vitin e kaluar, kujdeset për pastrimin e kolektorëve, me qëllim që të mos ketë përmbytje, por edhe nëse ndodh, të ketë sa më pak përmbytje!”, - thotë kryebashkiaku Xhelal Mziu.

Të fundit