Flash News

KRYESORE

Flet Xhelal Mziu: Çfarë i kërkova Ramës mbrëmë

Flet Xhelal Mziu: Çfarë i kërkova Ramës mbrëmë

Kryeministri Edi Rama u shfaq mbrëmë në Kamëz, një nga zonat e prekura nga përmbytjet. I shoqëruar nga kryebashkiaku Xhelal Mziu, Rama është njohur me situatën dhe me përpjekjet e pushtetit vendor për përballimin e situatës.

Mësohet se Mziu i kërkoi Ramës që të financonte disa projekte emergjente që do të ndihmonin në parandalimin e përmbytjeve.  Duke ecur në këmbë dhe parë nga afër situatën e rënduar në të cilën ndodhej Valiasi, Mziu i kërkoi kryeministrit:

  1. Dëmshpërblimin e rreth 400 familjeve të përmbytura në Kamëz që kanë pësuar dëme në shtëpitë e tyre, të konstatuara këto, nga grupet e punës së Shtabit të Emergjencave të Bashkisë Kamëz.
  2. Financim të kolektorëve; Valias i Ri, Valias i Vjetër.
  3. Financim i kolektorit Zall-Herr-Bathore-Frutikulturë.
  4. Pajisja me ekskavator, gjë që i ishte mohuar më parë nga ana e qeverisë.
  5. Pajisja e Kamzës me një stacion zjarrëfikseje duke qenë se nuk e ka.

 

Të fundit