Flash News

KRYESORE

Xhelal Mziu 'del nga zyra': përuron përfundimin e punimeve në tre investime bashkiake

Xhelal Mziu 'del nga zyra': përuron përfundimin e punimeve

Në kuadrin e disa projekteve infrastrukturore në rrugë të cilat janë në proces realizimi nga Bashkia Kamëz, kryebashkaiku Xhelal Mziu ka përuruar përfundimin e investimeve në tre prej rrugëve të rëndësishme në Kamëz dhe Paskuqan.

Ai ka përuruar përfundimin e punimeve në rrugën e “Zanave”, në Njësinë Administrative Bathore. Eshtë kjo rrugë një nga investimet më të rëndësishme jo vetëm në Njësinë Administrative Bathore, por në të gjithë territorin e Bashkisë Kamëz. Rruga e “Zanave”është aksi që lidh çdo lagje të Njësisë Administrative Bathore me të gjitha rrugët sekondare të lagjeve 1,2,3 dhe 4 Bathore si dhe me rrugën kryesore “Demokracia” nga rrethrrotullimi Bathore dhe në gjatësinë prej 7 km me Njësinë Administrative Zall-Herr.

Kryetari i Bashkisë Kamëz ka përuruar edhe përfundimin e punimeve e punimeve në rrugën “Drini” në Njësinë Administrative Bathore. Përfitues janë jo vetëm 5000 familjet që përshkojnë këtë aks por ai mbetet një nga nyjet kryesore që do të ketë ngarkesën më të madhe të lëvizjeve të banorëve të Kamzës.

Kryebashkiaku Mziu ka qënë i pranishëm edhe në përurimin e punimeve në një ndër investimet themelore për vitin 2019 i planifikuar nga Bashkia Kamëz, ai i rrugës “Mustafa Lita” në Babrru-Kodër e Kuqe, Njësia Administrative Paskuqan. Impakti i investimit është mjaft i ndjeshëm, pasi lidh në mënyrë organike lagjet e Njësisë Administrative Paskuqan me lagjen Bulçesh dhe duke rivitalizuar gjithë zonën që përfshin ky investim. Nga ky investim madhor për vitin 2019 gjejnë vlerësimin e duhur më shume se 7500 familje që banojnë përgjatë gjithë segmentit. Këto rrugë dhe të tjera në territorin e Bashkisë Kamëz janë mundësuar me 100% financim me buxhetin e Bashkisë Kamëz.

Të fundit