Flash News

KRYESORE

Xhelal Mziu nuk ka vapë..., inspekton në këmbë rrugët e Bathores

Xhelal Mziu nuk ka vapë..., inspekton në këmbë rrugët e

Menjëherë pas përplasjes së djeshme të kryetarit të Bashkisë, Xhelal Mziu, me banorë dhe ambientalistë për situatën emergjente të mbetjeve urbane, kryebashkiaku i Kamzës ka vijuar punën e tij intensive në inspektimin e punëve për realizimin e investimeve publike. Ai inspektoi në këmbë, në mes të vapës, një nga investimet që po realizohen në lagjen 1 në Bathore. Bëhet fjalë për ndërtimin e rrugës “Elez Isufi”, projekt që do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës urbane në këtë lagje. Rruga “Elez Isufi”, me gjatësi 506 ml, do të ketë gjerësi 4.5 ml, dhe trotuare 1 ml në të dyja anët e saj, si dhe ndriçimin gjatë gjithë segmentit rrugor.  Bashkia Kamëz ka përfshirë në prioritetet e investimeve të saj edhe këtë rrugë, e cila do të financohet nga të ardhurat e vetë Bashkisë, meqenëse nga qeveria nuk është akorduar asnjë qindarkë për projektet, nga të cilat do të përfitonin banorët e Kamzës. Në këtë mënyrë vijon puna intensive e Bashkisë Kamëz për përmirësimin e infrastrukturës urbane, gjë që përbën një ndër synimet kryesore të Bashkisë dhe të kryebashkiakut Xhelal Mziu.

Të fundit