Flash News

KRYESORE

Xhelal Mziu sfidon Rakip Sulin: Nuk e lë karrigen e kryetarit të bashkisë

Kryetari i Bashkise Kamëz Xhelal Mziu i quan votimet e ditës së sotme ‘farsë’. Në një prononcim për ‘Ora Neës’, ai është i bindur se rezultati nuk do të certefikohet dhe se fundi i Edi Ramës është më pranë se kurrë më parë.

"Na kthejnë në kohët më të errëta të komunizmit. Rezultati nuk do çertifikohet, Rama mori goditjen e merituar nga qytetarët. Qytetarët tashmë e dine se e keqja e vendit është qeveria, Rama vulosi fundin e tij"

Pyetur nëse do lironte karrigen e bashkisë për kandidatin fitues nga votimi i sotëm u shpreh: "Nuk do e liroj karrigen e bashkisë për një pseudo kandidat qe nuk merr as 7 përqind te votave, zgjedhjet legjitime janë më 13 tetor. Jam i gatshëm të përballem në garë reale, postin e kryebashkikut e lë vetëm me votë të lirë".

Të fundit