‘Xhelozi për Ramën?’ Meta tregon për këshillat që u jep diplomatëve: U them mos ma merrni në qafë Edin, do e dekoroj me çmim

Në konferencën e sotme me gazetarët, Presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët nësë ka tone xhelozie për Kryeministrin Rama, për faktin se ai  u prit shumë mirë në vizitën në Skrapar.

Meta u përgjigj me humor se jo vetëm që nuk ka tone xhelozie, por i do të mirën kryeministit dhe vendit në radhë të parë, duke shtuar se nëse vendit i hapen negociatat do ta dekorojë Ramën me çmimin e Skënderbeut.

“Xheloz për Ramën? Këtë se pranon as vetë Edi Rama, madje edhe disa diplomatëve i them mos ma merrni në qafë Edin se e pëson Shqipëria megjithë Edin. Unë i jap dekoratë, vetëm të çelen negociatat. Unë do t’ja jap dekoratën, ai të mos e pranojë, do i jap urdhrin e Skënderbeut. Unë kam ikur si kryeministër për të mos penguar marrëdhëniet e Shqipërisë në BE”- deklaroi Meta.