Xhemi Shehu konfirmon largimin nga “Portokallia”

Prej disa kohësh përflitet për largimin e Xhemi Shehut nga “Portokallia” e megjithatë Xhemi nuk kishte folur mbi këtë temë.

Por në disa komente në profilin e saj në Instagram, Xhemi ka konfirmuar largimin nga emisioni i humorit në të cilin kemi vite që e shohim.

Në një nga fotot e postuara një ndjekës  i shkruan që të mos lodhet shumë sepse do jetë “Portokallia” në tetor, dhe Xhemi i ka kthyer se nuk do lodhet duke e parë nga shtëpia.

Në një tjetër postim të Arbanës ku postonte Xhemin, një komentues e pyet:

“E vërtetë që s’do jesh më në Portokalli?”

Dhe Xhemi i ka kthyer përgjigje duke konfirmuar zërat: “Po”.