Flash News

KRYESORE

Xhensila më në fund e pranon: Do të bëhemi tre

Pas  zërave për një shtatzëni të mundshme të këngëtares së njohur Xhensila Myrtezaj, ka qenë vetë këngëtarja e cila më në fund e ka pohuar këtë gjë.

Nëpërmjet një fotoje të postuar në ‘Instagram’, Xhensila dhe Besi kanë konfirmuar lajmin e shumëpritur nga të gjithë.

Në foto duket Xhensila me barkun e rrumbullakosur dhe aktori i humorit që i qëndron pranë duke e përkëdhelur.

“Kur dy bëhen tre”, ka shkruar Xhensila bashkangjitur fotos.

Të njëjtën foto e ka postuar edhe Besi i cili shkruan: “Kur jetën ta bekojnë të mirat që vijnë, edhe mbi të gjitha ata që ti sjellin. Ardhsh me bekimin e Zotit.

Ndërkohë nuk kanë munguar edhe urimet e miqve dhe ndjekësve të tyre.

Të fundit