Flash News

KRYESORE

Xhepa: Kostot nga tërmeti shumë të larta, duhet rishikim i buxhetit 2020

Xhepa: Kostot nga tërmeti shumë të larta, duhet rishikim i

Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa mendon se humbjet e ekonomisë nga tërmeti i 26 nëntorit do të jenë shumë të mëdha.

“Është një ngjarje që ka përmasa të mëdha, kemi të bëjmë me një ndryshim të rëndësishëm dhe për shumë familje ndikimi është i jashtëzakonshëm. Bëhet fjalë për një humbje të rëndësishme që ka ndodhur me pasurinë publike dhe private. Sot nuk mund të dimë kostot e vërteta të rindërtimit, specialistët vlerësojnë se kjo është një kosto e lartë, bëhet fjalë për 10 mijë familje dhe shkalla e dëmit është jashtëzakonisht e konsiderueshme”, tha Xhepa për Abc news.

Eksperti mendon se edhe buxheti për vitin 2020, duhet rishikuar.

“Kostot pritet të jenë më të forta, ndoshta do të ishte e domosdoshme rritja e huamarrjes për të sistemuar problemet e rëndësishme”.

Xhepa sugjeron që banorët me banesa të shkatërruara, të strehohen në banesat të cilat aktualisht janë bosh.

“Përdorimi i banesave ekzistuese të cilat janë bosh, për t’i ardhur në ndihmë banorëve që i janë shkatërruar banesat është një lehtësim sepse të ndërtosh mijëra apartamente të paktën duhen dy vite”.

Të fundit