Flash News

KRYESORE

Xherdan Shaqiri tregon këpucët e Botërorit me flamurin e Kosovës

Xherdan Shaqiri ka publikuar në rrjetet sociale një foto të këpucëve me të cilat ai do të luajë në Kupën e Botës, Rusi 2018. Ajo që tërheq vëmendje është se tek këpuca, në thembrën e këmbës së djathtë do ta ketë flamurin e Kosovës, kurse në këmbën e majtë flamurin e Zvicrës.

Në kombëtaren e Zvicrës janë disa futbollistë me origjinë shqiptare si Xhaka, Blerim Xhemaili, Valon Behrami, Admir Mehmedi e Albian Ajeti. Zvicra është pjesë e Grupit E bashkë me Serbinë, Brazilin dhe Kostarikën.

Të fundit