Flash News

KRYESORE

Xhim Belushi ndahet edhe me bashkëshorten e tretë, Jennifer dorëzon dokumentet e divorcit

Xhim Belushi ndahet edhe me bashkëshorten e tretë, Jennifer

Aktori me origjinë shqiptare, Xhim Belushi, është divorcuar nga bashkëshortja Jennifer Sloan me të cilën kishte 20 vite martesë.

Sipas “TMZ”, bashkëshortja e Xhim Belushit, ka dorëzuar dokumentet për hapjen e procedurave të divorcit me aktorin, ditën e hënë që përkon edhe me 36 vjetorin e vdekjes së vëllait të Xhim, John Belushit.

Aktori 63-vjeçar ka qenë i martuar për 8 vite me Sandra Davenport me të cilën ka një djalë të quajtur Robert. Ndërsa martesa me aktoren Marjorie Bransfiel zgjati vetëm dy vjet.

Ylli i ‘Açording to Jim’ u martua me Jennifer Sloan më 2 maj 1998 dhe kanë dy fëmijë,  Jamison 18 vjeç dhe Jared, 16 vjeç.

Të fundit