Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shkëlqim Çela
Arjani e rregulloi për Belgjikë. Ou? E si? Ka sajuar garanci. Ku i gjejnë, o burrë i dheut! Arjani pra, palluqja. Rri ti, ha mut në Ali Dem. (Dikush thërret nga ana tjetër e trotuarit.) O Aljosha, a ta dha Miri atë adresën, e? Jo. Ia dhashë qysh dje. S’më ka dhënë gjë. Thuaji bjer adresën që të dha Jari, thuaji, se nuk e mbaj mend përmendësh tani. Mirë. Hajt shnet. Çfarë adrese? Njeh njërin në Hollandë. Çne në Hollandë ti? Do takoj Krujfin. Nuk po tallem. Mirë, po mos i trego njeriu. Jo. Do ikim me maune. Deri në Austri. Aty në Salzburg kalohet kollaj kufiri për Gjermani. Që nga Gjermania për Hollandë është si me qenë Kinostudio-Kombinat pastaj.
Ëhë. Ja, pra, kaq është e gjitha. Ëhë? Atje në Hollandë pastaj, ky shoku im, përkthyes turistash, njeh njërin që ka pas qenë turist këtu te ne. Hollandezi i ka dhënë adresën dhe numrin e telefonit. Unë do t’i them jam shok i Kujtimit nga Shqipëria. E paske terezit për së mbari. Mos i thuaj njeriu. Po jo, o burrë, as që bëhet llaf. Po ti ç’ke bërë? Unë kam shumë variante. Hë, një herë? (Nxjerr bllokun). Kam një numër që ma ka dhënë Landi. Gjë e sigurt fare. Ja ku është. Si i kanë këto telefona, mër jahu, s’mbaron numri. Ky këtu është një shqiptar i arratisur herët, daja i një shoku që e ka mbajtur fshehur me vite, s’ia dinte njeri gjallë në botë jo. Kjo këtu është adresa dhe numrat e Karitasit. Këto të dyja janë dy murgesha që i ka njohur Titi që iku me ambasadat. Ëhë. Kurse ky këtu është i fortë fare, profesor, rob Zoti. Hallall. Prit, të gjej edhe Fredin… ja ku e ke. Çfarë bën Titi andej, ke marrë vesh gjë? Titi gjithë ditën në pishinë. Not dhe akullore. Shih, shih. Përrallë, mër, përrallë. Nc nc nc…
(Dikush përballë). Nasho, ku je mër, ç’kemi! Mirë. Ça bëni ju. S’të kemi parë. Këtu kam qenë, këtu. Si i mërzit’ po dukesh. Jo mër, s’kam gjë. Si është puna. Hiç, hiç. Hë pra… Ja, u kthye plaku nga Greqia. Ou? Po çne, ai e kish për shumë muaj vizën. U mërzita, tha, atje. Si, si? Jo, mër, jo. Po, mër. Të gjithë iknin në punë, tha, unë vetëm gjithë ditën me katër muret, s’kisha ç’bëja atje. Jo, mër, jo. M’vika keq. Manall, mër! Unë po prisja kur po më rregullon dhe mua. Ec e mbaj prapë radhë te greku tani.
Po ju çfarë keni bërë? Unë për Hollandë sikur e kam syrin. Fiuuu… Haj-de! Të shohim, të shohim. Mirë aty. Po si do bësh? Mund t’i bie nga Sllovenia, kam një skicë të sigurt si kalohet kufiri me Austrinë. Ma ka dhënë njëri. Në Austri duhet me shku deri në Tirol, po s’ka problem, se brenda shtetit nuk kontrollon njeri. Edhe me autostop shkohet. Atje vdesin për brunat. Dhe femrat kanë të gjitha makinë. Po në Tirol? Nga Tiroli kam një tjetër skicë sesi kalohet në Gjermani. Po dole në Gjermani pastaj, për Hollandë është si Kinostudio-Kombinat. Po deri në Slloveni? Për Slloveni rroftë Nekja! Vizë fallco? Po. I qëndis. Po çne deri në Hollandë? Pse nuk sajohesh në Gjermani? Në Hollandë është njëri që e njeh ky shoku im që është përkthyes me turistat. A-ha! Ai i ka dhënë adresën dhe numrin e telefonit. O, po ti e paske gatit punën. Ça me bo. Mos na harrosh kur të ikësh andej. Jo, o burrë. "Mos harro,” i thotë. Harro, mër budalla! Harro çdo gjë. Bëj transfuzion gjaku. Dhe ne na harro. Ik dhe shpëto. Edhe po të vi unë edhe të t‘flas atje, kush je ti, më thuaj, nuk të njoh, nuk të kam parë ndonjëherë. Po vura këmbën unë andej, e di vetë pastaj. (Bën zig-zage me dorë në formë sllallomi, shenjë e çarjes përpara në jetë.) Ika, çuna. Shnet, Nasho. Mos u mërzit. Ej, po edhe në Austri xham është. Jooo, mër… A e ke pa koncertin e Vienës? Po lëre tani, se më ka treguar Vangjo që del me maune. Gjithë austriakët vdesin me shku në Gjermani. Ashtu, ë? Po Hollanda? Hollanda pastaj, tjetër muhabet. Si tjetër? Tjetër. Berri Hulshov, të çan rrjetën… budalla. Shiko! Miri. Lëre dreqin. Pse? I kan hyp pordhët që kur mori garancinë. Pse edhe Miri garanci, e?! Po, po. Ueeee. S’ngeli çun mami pa garanci. Ia pashë me sytë e mi. E kopsitme për së mbari. Për Spanjë. Malagenja salerosa. Ba ba ba… Si janë ato spanjollet, ë? Shkon e i bie bixha Mirit. Ej, po më duket sikur vetëm unë e ti s’kemi garanci.
(Anash dëgjohet kalimthi nga grupe të vegjël: Më duhen dhe dy garanci për Shqipen dhe Aurorën. Albën e rregullova. Po, ka garanci. Po, po, të noterizuar. Edhe me vërtetim banke. Vizën e merr se s’bën ajo, se ka ftesë, por austriaku nuk ka ambasadë këtu. Duhet dhe tranziti… S’kam garanci. Nuk dërgojnë. Nuk duan me dit’ për ne. Ja, kjo është e vërteta. Vdis thonë. Kush ishte i zoti, iku e çau me ambasadat, ne të tjerët të vdesim këtu, mirë të na bëhet. Komb i shkërdhym! Landit mos ia qa hallin ti, se del me sportin. Po dy garanci i ka të garantuara ai…)
Shih, Nekja. Ku mër? Ja. O Neke! Fiiuu, o Neke! Bën sikur s’dëgjon, shkërdhata. O Neke. Na pa. Ndalo një sekondë. Hë, çuna. Si i bëhet asaj vizës jugosllave? Për kur e doje ti? Sa më shpejt. Shpejt nuk bëhet dot. Kam shumë porosi. Po e lamë sa kërkove, mër. Të gjithë aq japin. Hej, a bën turke ti? Po mër, në vend. Sa kërkon? Sa për sllaven. E ke nxjerrë pashaportën ti? Po. Mirë duku nga shtëpia. Turke the, ë? A ka siguri që s’e kapin kontrollorët? Deri tani nga dora ime s’kanë kapur gjë. Po pate gjë, e ke prej vetes. A? Po ja, po shkove me frikë, duke u dridhur e duke u zverdhur. Duku i qetë, me vetbesim. Biles duku pak i bezdisur që ç’janë gjithë këto kontrolle. Po as me bezdinë mos e tepro shumë. S’di si ta them tani… Po i mbushe mendjen vetes që je me vizë të rregullt, s’ka si të kapin. Pastaj ti të rregullt e ke, nga Ambasada e Nekes. Po mirë, o burrë, se vizat kanë numër, po mori në telefon ambasadën e vet ai, dhe e kap që numri është fallso? Po nuk e bën pra, po të jesh i qetë, normal dhe pa frikë. Ça të them më tepër unë. Rri këtu pra, po deshe. Ali Demin s’ta heq njeri, jo.
Ka dalë njëri, është në Angli tani, që numri i faqes me vizë në pashaportë nuk ishte njësoj me faqet e tjera. Një tjetër që s’kishte në rregull fotografinë, ja, si me marrë foton e Aljoshës për taten. Tani ne kinezë nuk jemi sa të mos na dallosh nga njëri-tjetri. Me shans janë binjakët se përdorin vetëm një… Varet si qëllon edhe roja që kontrollon, domethënë. Për këtë e them. Ika tani se kam punë. Mundohu pak për atë jugosllaven time. Kur t’i vijë radha. Ti për turken hajde një herë, se është një myshteri që më duket s’po do t’i marrë dy viza që ia kam bërë. Ka shpresa për vizë të rregullt, duket. Të shohim mos i sajojmë ato dy për ty. Ke ndonjë tjetër ta marrësh me vete? Ndonjë dashnore, për shembull? T’i bëj me ulje. Pse, bën edhe zbritje? Po, mër. Biznes tamam, domethënë. Jo, për xhymertllik… nuk e ke idenë sa çifte ka që duan të ikin. Si paskan duruar! Gra të martuara me të dashurit. Vijnë, se e dinë që jam zotni, s’u nxjerr llaf. Hë një herë, na thuaj kush. Nuk e keni idenë! Ç’të duhet, o burrë, ta dish! Mos ia thuaj, Neke. S’do mend që s’i them. Jam profesionist. Ja vetëm këtu rreth e rrotull njoh nja dhjetë që u kam bërë vizat. Për ca nuk ta pret mendja kurrë. Ja, e sheh ate tullacin te cepi i Ministrisë? Atij ia bëra dje. Për Austri. Ta dish se cilën ka ai, të mërzitet vetja. Dun me ik bashkë. Cilën? Nuk e do veten të thashë. Kot që rron. Kaq mjafton. Hej, po vetë pse nuk ikën ti? E ça të bëj andej unë? Andej nuk duan viza robt. Sa turke do ti? Po nuk e di, o burrë i dheut. Unë s’kam njeri në Turqi. Kot thashë, kam dëgjuar se është mirë andej. Goni ka ikur në Turqi, se e fejuara e vet kishte njerëz atje. Domethënë u fejua me atë çamen me flokë si kashtë vetëm meqë ajo kishte njerëz atje? Po. Dhe iku. E ça thotë? Turqia është vend për së mbari, o burrë, ça diskuto ti! Ashtu, ë? Po të dëgjosh ça thonë për Rumaninë... Hej, a doni rumune? Jo, o vëlla, mos na ço në Rumani, tani! Pseee? S’e dija që qenke rrit në Shanz Elizen’ e Ali Demit ti kështu... Po deshët kam tre viza polake, një rumune dhe dy turket që iu thashë. Polake? Të dëgjosh ça thonë për Poloninë, të luan mendja e kokës, mër budalla. Vallaj, me pas një Fiat polak s’është keq, or ti. Stofi polak është më i mirë se stofi engelz, po çfarë di ti. S’thashë gjë, o burrë, po nuk njoh njeri në Poloni. Tani as ti mos na bëj sikur ke lind’ në Varshavë. Mër unë sa të ve këmbën andej, pastaj e di vetë (Bën zig-zage me dorë në formë sllallomi, shenjë e çarjes përpara në jetë.) Nejse, po iki tani, kam për të sajuar një vizë portugeze, e kam për herë të parë këtë. Sfidë profesionale, hehehe… Ik, dajë, ik, hallall ta bëftë Zoti. Eusebio, gol i sigurtë. Natën! Natën. (Nekja ikën.)
Si thua, e prishim dhe ne? Ça do bëjmë më. Ikim... Dëgjo, ti s’gjen dot garanci? Vërtet nuk ke asnjeri jashtë, sa për një ftesë? Domethënë… askush nuk na fton ne?! Në të gjithë botën? S’kam. E ke shtrydhur trurin? Ty sikur të ka ikur vëllai i gjyshit në kurbet, ke thënë, në Amerikë. Ka ikur, po, ndenji dhjetë vjet, po u kthye se nuk i rrihej pa Shqipërinë. Ai dhe Naim Frashëri. Po shiko, ato dhjetë vjet atje, nuk u lidh me njeri, nuk u martua? Vallaj se ç’ka bërë loqja e stërgjyshit nuk kam nga ta di. Domethënë unë e ti, robër pa garanci… Edhe një copë televizor Lura e ka një garanci! Eh, unë e ti s’kemi as stabilizatorë, për atë punë. Natën.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38