Flash News

KRYESORE

“Xhisiela” çon në Prokurorinë e Tiranës edhe kreun e Bashkisë Krujë

“Xhisiela” çon në Prokurorinë e Tiranës edhe

Kreu i Bashkisë Krujë, Artur Bushi është thirrur sot për të dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës, lidhur me rastin e Xhisiela Malokut.

Ai do të japë versionin e tij, sa i takon akuzave të ish-nënkomisarit Emiljano Nuhu, i cili deklaroi se ka qenë prezent në zyrën e tij, kur është kërcënuar nga fisi i deputetit të PS, Rrahman Rraja për të mbyllur dosjen e djalit të tij, Rexhep Rraja. Ky i fundit, aktualisht ndodhet në ‘arrest me burg’, për veprën penale të dhunës dhe përndjekjes së ish-të dashurës së tij, Xhisiela Maloku.

Bashkë me Bushin, Nuhu ka përmendur edhe Taulant Ballën, kreun e Grupit Parlamentar të PS, i cili deri tani i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat në drejtim të tij.

Të fundit