Flash News

KRYESORE

‘Xhisiela’, dëshmon në prokurori edhe gazetari

‘Xhisiela’, dëshmon në prokurori edhe gazetari

Gazetari Basir Çollaku ka dëshmuar sot në prokurorinë e Tiranës sa i takon rastit të Xhisiela Malokut. Gazetari është paditur nga deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla për kallëzim të rremë dhe fyerje në kuadër të denoncimit të ish-oficerit Emiljano Nuhu.

Gazetari Basir Çollaku është ai i cili realizoi intervistën me ish-oficerin e policisë Emiljano Nuhu.

Në këtë intervistë, Nuhu tregoi ngjarjen e ndodhur në komisariatin e policisë së Fushë-Krujës dhe se ishte kërcënuar me armë në zyrën e tij nga vëllai i deputetit Rrahman Rraja, ndërsa, sipas tij, të pranishëm ishin edhe Taulant Balla, kryetarit të bashkisë së Krujës, Artur Bushi dhe deputeti Rrahman Rraja.

 

Të fundit