Flash News

KRYESORE

Yjet e Hollywood-it që u detyruan të braktisnin shtëpinë për shkak të zjarreve në SHBA

Yjet e Hollywood-it që u detyruan të braktisnin shtëpinë

Në Kaliforninë Jugore dhe në veri të Los Angelesit vijon lufta me zjarret e fuqishme. Zjarri “Woolsey” ka shkrumbuar rreth 33.500 hektarë, ka shkatërruar të paktën 177 struktura. Urdhra evakuuimi u lëshuan për banorët e mbi 88 mijë shtëpive në kantonin Ventura, sikurse edhe në Los Angeles.

Ylli televiziv Kim Kardashian West, e cila jeton në veri të Malibusë, ishte një prej personave të famshëm që është detyruar të braktisë shtëpinë për të shpëtuar jetën.

Regjisori Guillermo del Toro njoftoi përmes “Twitter”-it se “Bleak House”, muzeumi i tij i relikeve të filmave horror, ishte i sigurtë pavarësisht frikës së tij të mëparshme se do të mund të shkrumbohej.

Aktori Martin Sheen, i cili u raportua për pak çaste si i zhdukur nga i biri Charlie, ishte detyruar të evakuohej.

"Jemi mirë, ndodhemi në plazhin Zuma dhe me shumë mundësi do të flemë në makinë sonte”, tha Martin Sheen.

Zjarret e furishme arritën deri në fermën “Paramount”, duke shkatërruar qytezën perëndimore, ku ndodhen setet e përdorura për qindra produksione kinematografike, përfshi edhe prodhimin e HBO-së “Westworld”.

Të fundit