Flash News

KRYESORE

Ylli i Holandës, një hap larg si trajner i Kombëtare shqiptare

Ylli i Holandës, një hap larg si trajner i Kombëtare shqiptare

Ai mund të jetë trajner i Kombëtare shqiptare. Clarence Seedorf është kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare. Nëse dështon holandezi, në opsion për kuqezinjtë janë Christian Panucci dhe Walter Zenga. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) prej disa ditësh është duke vazhduar gjuetinë për të përzgjedhur pasardhësin e Gianni De Biasit.  Në mediat italiane janë lakuar shumë emra dhe një sërë kandidatësh kanë dalë në skenë.  Holandezi është një nga preferencat kryesore të Armand Dukës. Kreu i FSHF-së është i prirur për t’ia besuar ish-milanistit bankinën e Kombëtares. Jo vetëm kaq, por burime të “Panorama Sport” kanë bërë me dije faktin se palët janë takuar dhe kanë diskutuar për këtë mundësi. Prapaskena e këtij takimi ka të bëjë me faktin se holandezit nuk i ka pëlqyer “ultimatumi” i vendosur nga federata për arritjen e kualifikimit të padiskutueshëm në edicionin e “Euro 2020”.

Gjithashtu, kushtet financiare të kontratës nuk e kanë lënë krejtësisht të kënaqur holandezin, mirëpo kjo është diç- ka për të cilën ai e ka lënë të hapur mundësinë e negociatave. Seedorf pëlqehet nga numri një i federatës, me gjithë eksperiencën jo shumë të madhe që ai ka në trajningun e skuadrave. Seedorf ka drejtuar Milanin për një sezon dhe më pas ka drejtuar ekipin kinez, Shenzhennë vitin që shkoi.

Të fundit