Flash News

KRYESORE

Ylli i Atletico-s paguan 600 mijë euro për t'i shpëtuar burgut!

Ylli i Atletico-s paguan 600 mijë euro për t'i shpëtuar

Jo vetëm Jose Mourinho, Cristiano Ronaldo, Luka Modric apo Leo Messi. Edhe sulmuesi i Atletico Madrid-it, Diego Costa, ka probleme me evazionin fiskal.

Sipas mediave spanjolle, shtatlarti është i detyruar të paguajë 600 mijë euro gjobë. Arsyeja është se ai ka fshehur të ardhurat e tij në periudhën e transferimit te Chelsea.

Bëhet fjalë për vitin 2014. Pas largimit nga Madridi, ai mendoi se mund t'i shmangte taksat pas një kontrate që pati firmosur me kompaninë Adidas, por ja që e kishte gabim.

I denoncuar nga Ministria e Thesarit e Spanjës, Costa duhej të deklaronte 8 mln eurot e kontratës me Adidas-in. Për të shmangur burgun (parashikohej 6 muaj), sulmuesi ka paguar gjobën.

Të fundit